Debuton Alonso, Sevilja

sportiim2

Debuton Alonso, Sevilja- Real… dhe Ramos

Me Seviljen ndeshje speciale për Serxhio Ramos, ndeshja 3000 për Los Blancos në Andaluzi starton në 18:30.

Java e dhjetë e La Ligës nisi dje me skuadrën e Uzunit (Granadës) e cila u mund në udhëtim nga Osasuna 2-0.

Gjithsesi, i gjithë interesimi është sot te sfida Sevilja- Real Madrid me debutimin e trajnerit të Seviljes Diego Alonso. Uruguaiani zëvendësoi Hoze Luis Mendilibar, i cili pavarësisht se fitoi Ligën e Europës pagoi për fillimin e keq të sezonit në La Liga.

Barcelona luan nesër, ndërsa java e 10-të mbyllet të hënën me Valencia-Kadiz. Kryeson Real Madrid me 24 pikë.

Programi i plotë i javës së 10-të

E shtunë 21 tetor Real Sociedad – Majorka (14:00) Getafe – Betis (16:15) Sevilje- Real Madrid (18:30) Selta Vigo – Atletikto Madrid (21:00)

Nesër: Las Palmas – Rajo Vajekano Xhirona – Almeria Vijareal – Alaves Barcelona – Athletik Bilbao (21:00)

Të hënën:

Valencia- Kadiz (21:00)

Luajtur dje:

Osasuna- Granada 2-0/Sportiim.al/

?>