Dëmtimi/ Rafinja një muaj jashtë
Lajm i keq për Barcelonën: testet mjekësore të kryera te Rafinja konfirmuan diagnozën e parë, e cila mbërriti menjëherë pas ndeshjes së luajtur mbrëmjen e së premtes kundër Seviljas fituar me një aotogol të Sexhio Ramos në të 76′.
Anësori brazilian, u largua nga fusha pas 37 minutash për shkak të shqetësimit në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, ndërsa pësoi një dëmtim të lehtë në muskul.
Këtë e ka bërë të ditur klubi katalanas përmes një komunikate zyrtare. Për brazilianin e Blaugrana-s llogaritet një ndërprerje jo më pak se tre ose katër javë.