Zgjerohet skandali i basteve, Bonuçit i del emri te…Faxholi
Vesi i vënjes së basteve të Nikolo Faxholit nuk ishin mister te Juventus. Ish-kapiteni Leonardo Bonuçi e dinte siç raporton ‘Repubblica’.
Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Torinos ka pasur biseda mes dy futbollistëve për temën e basteve por nuk ka asnjë provë që mbrojtësi veteran ka marrë pjesë në baste.
Bashkë me Bonuçin, nga bisedat në celularin e Faxholit dalin edhe dy lojtarë të tjerë të Juventusit, të rinj e të huaj dhe një anëtar i stafit teknik të bardhezinjëve.
Dhe këtu – shkruan Repubblica – lind hipoteza e moskallëzimit: sipas kodit të drejtësisë sportive, kushdo që vihet në dijeni për një lojtar apo një klub që ka vënë bast ose është gati ta bëjë atë, ka detyrimin të njoftojë menjëherë Prokurorinë Federale.
Për ata që nuk e bëjnë këtë, dënimi është jo më pak se gjashtë muaj skualifikim. Duket se për Juven, harta e problemëve nuk njeh limit.