Pas miqësores Shqipëri- Bullgari, radha e derbit 171…

Abissnet Superiore pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të impenjimit të Kombëtares kuqezi, do të rikthehet të luajë të dielën e 22 tetorit teksa në radhë figuron java e 9-të, fundit e fazës së parë.

Sidoqoftë, tej kalendarit të saj, të enjten e ardhëshme me 19 tetor, elita e futbollit në vend, ka në program ndeshjen e shtyrë të javës së 6-të ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Dy të mëdhatë në derbin numër 171 mes tyre, do të takohen në ‘Air Albania Stadium’ duke u ritakuar pas sfidës së fundit luajtur sezonin e kaluar për javën e 33-të (Tirana – Partizani 1-1, A. Deliu 81’/ Da Silva 53′).

Te të dy kampet, kjo periudhë ishte e mbarsur me zhvillime intensive. Mjafton të sillet në vëmendje fakti që trajnërët që nisën sezonin, Zekiç (Partizani) dhe Shehi (Tirana), janë zëvendësuar (provizorisht apo jo) respektivisht me Arbër Abilaliaj dhe Juljan Ahmataj.

Partizani pritës, me dy takime për t’u rekuperuar, gjëndët në vend të 5-të me 11 pikë ndërsa Tirana me këtë takim për të plotësuar, e treta me 13 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!