Tite merr vendin e Sampaolit te Flamengo

Pas shkarkimit të Sampaolit ditët e fundit, Flamengo ka emëruar trajnerin e ri. Pasuesi i tij një emër i madh i trajningut futbollistik.

Stoli i ekipt të Flamengos shkon për Adenor Leonardo Bacchi, i njohur me emrin Tite. Braziliani la stolin e Seleçaos fill pas ‘Katar 2022’ ndërsa tani, trajneri 62-vjeçar e nis sërish nga klubi më i famshëm në Brazil.Kontratë deri në dhjetor 2024.

Njoftimi i klubit:

“Clube de Regatas do Flamengo njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Tite për të drejtuar ekipin profesionist. Trajneri ka nënshkruar kontratë deri në dhjetor 2024 dhe nga nesër (sot) do të nisë punën te Rubro-Negro.

Komiteti teknik të ri do të përfshijë asistentët Matheus Bachi, Cléber Xavier dhe César Sampaio, si dhe trajnerin fizik Fábio Mahseredjian dhe analistin e performancës Lucas Oliveira”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!