Shilavert sulmon CONMEBOL, Kupa e Botës duhej zhvilluar në Uruguaj

  • Hoze Luis Shilavert, ish-portieri golashënues i Paraguajit,pati njofutar pak më parë kandidaturën e tij për presidencën e vendit të tij. Sot lumë akuzash ndaj CONMEBOL

Vendimi i FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës 2030 në tre kontinente me gjashtë vende (Spanjë, Portugali, Marok, Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai) po ndeshet me shumë shumë diskutime.

Protagonistë të caktuar nga bota e futbollit, e shohin këtë zgjedhje si një mënyrë për të kënaqur të gjithë kandidatët; ndër më kritikët është Hoze Luis Shilavert, ish-portieri i shquar paraguaian që sulmoi ashpër CONMEBOL-in përmes rrjeteve sociale:

“CORRUPBOL solli finalen e Copa Libertadores në Europë dhe tani finalen e Kupës së Botës. Është një dështim total. Amerika e Jugut meriton respekt dhe Kupa e Botës duhet të luhet vetëm në Uruguaj, për njëqindvjetorin e Kupës së parë të Botës”, shkroi në rrjete Shilavert./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!