Mesi përplaset me Skalonin, trajneri kërkon largimin
Nga Argjentina flitet për një përplasje Mesi-Skaloni. Gjatë një emisioni në Radio TN u raportua se ka pasur një debat në dhomat e zhveshjes së ‘Maracana’, pas suksesit të Argjentinës ndaj Brazilit.
Gjithçka ka nisur nga deklaratat e komisarit teknik Lionel Skaloni në konferencën për shtyp, ku çuditërisht vuri në pikëpyetje vazhdimësinë e tij në krye të kombëtares argjentinase.
Lajm për të cilin as Mesi dhe as skuadra nuk ishin në dijeni dhe që nuk u mor fare mirë, jo për shkak të zgjedhjes por për mënyrën e komunikimit, pra fillimisht me mediat dhe më pas në dhomat e zhveshjes.
Kur Skaloni e thirri Mesin për të folur, përballja zgjati shumë pak: “Ai që e ndërpreu bisedën dhe u largua ishte Mesi. Biseda zgjati 32 sekonda”, raportoi gazetari Horge Rial.