Mesi e mbyll me gol ndeshjen e fundit në Argjentinë, ka lot në Buones Aires

mesi 26 sfida e fundit në Argjentinë

Luajti ndeshjen e fundit në vendin e tij Argjentinë. Njeriu më i madh i globit në lojën e futbollit Lionel Mesi, shpërtheu në lot teksa në miqësoren e luajtur në Buones Aires ndaj Zambias fitoi 5-0 ndërsa shënoi dhe një gol.

Tani, tetë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ tani do të jetë në Amerikë për të luajtur Botërorin e 6-të me Argjentinën.Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Skaloni është Kampione në fuqi ndaj do të nisë aventurën e radhës me mision për ta ruajtur trofeun.

Ndërkaq me golin e fundit Mesi i dërgon në 116 golat me përfaqësuesen, një rekord në vete për këtë Kombëtare.

Ja golat e tij me Argjentinën në dy dekada me këtë fanellë.

◉ 2006: 2 gola.
◉ 2007: 6 gola.
◉ 2008: 2 gola.
◉ 2009: 3 gola.
◉ 2010: 2 gola.
◉ 2011: 4 gola.
◉ 2012: 12 gola.
◉ 2013: 6 gola.
◉ 2014: 8 gola.
◉ 2015: 4 gola.
◉ 2016: 8 gola.
◉ 2017: 4 gola.
◉ 2018: 4 gola.
◉ 2019: 5 gola.
◉ 2020: 1 gol.
◉ 2021: 9 gola.
◉ 2022: 18 gola.
◉ 2023: 8 gola.
◉ 2024: 6 gola.
◉ 2025: 3 gola.
◉ 2026: 1 gol.

?>