Dinamo del me tri pikë nga Laçi, AF Elbasani e Bylis ruajnë kryesimin…

Nga Sara Gjidiaj

Laçi pëson humbjen e dytë radhazi në sfidën e javës së gjashtë Abissnet Superiore. Dinamo mposhti kurbinasit në shtëpi në shifrat 0-1.

Edhe pse bardhezinjtë krijuan më shumë volum loje, këtë përballje e vendosi goli i Zabërgjës në minutën e 12′-të pas një këndoreje.

Vendasit kishin në dispozicion dhe një pjesë të mirë të pjesës së dytë në superioritet numerik pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Behiratçes por as kjo nuk mjaftoi që ata të shkonin te goli.

Pas 2 humbjesh Dinamo rikthehet të fitojë duke shkuar në kuptën e 6 pikëve në vendin e tetë ndërsa Laçi gjendet një vend më lart me 1 pikë më shumë.

Kategoria e Parë:

Sakaq, u mbyll sot edhe java e pestë e inferiores. Elbasani dhe Bylis kryesojnë renditjen pas fitoreve të sotme, teksa 3 pikë siguroi edhe Flamurtari ndaj Lushnjes. Fitore të thella dhe për Vorën e Apoloninë që i ndan vetëm 1 pikë në klasifikim.

Abissnet Superiore, Java 6:
Laçi – Dinamo 0-1
(Zabërgja 12′)

Kategoria e Parë, Java 5:
Bylis – Korabi 1-0
Vora – Tomori 5-1
Lushnja – Flamurtari 0-4
Apolonia – Burreli 3-0
Besa – Elbasani 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!