Marseja zgjedh Gatuzon si trajner

Xhenaro Gatuzo u prezantua sot si trajneri i ri i Olimpik Marsejë. Akordi i italianit me klubin e famshëm francez deri në fund të vitit, por brenda ka dhe rinovimin automatik për 2 sezone të tjera.
Gatuzo zëvendëson Zhak Abardonado, roli i përkohshëm i të cilit pas dorëheqjes së Marselinos zgjati një javë.
Që në fillim te Marseja mendojnë se me italianin, projekti i lojës duhet të evoluojë në mënyrë drastike.
Ish-trajneri i Napolit dhe Valencias duket se do të braktisë 4-4-2 të paraardhësit të tij për një 4-3-3 klasik. Më herët u fol për kalimin e tij te Lion por në fund firmosi në Marsejë./Sportiim.al/