Kolumbi/ Pas mbrojtësit Eskobar, vritet dhe një president klubi
Brezat e mbajnë mend vrasjen makabër të ish mbrojtësit të Kolumbisë Andres Eskobar. Ngjau në Botërorin ‘USA 1994’ teksa lojtari shkaktoi një autogol teksa u mund nga SHBA 2-1. Banditët nuk e falën…
Ndërkaq Kolumbia tronditet sërish pas vrasjes së presidentit të Tigres FC, një ekip i kategorisë së dytë, i cili u qëllua për vdekje të shtunën e kaluar teksa po kthehej në shtëpi pasi shikonte ndeshjen e humbur kundër Atletico FC.
Ka qenë vetë klubi kolumbian që ka njoftuar vdekjen e Edgar Paez. Sipas raportimeve të mediave lokale, 63-vjeçari po kthehej në shtëpi me vajzën e tij ndërsa makina me presidentin dhe vajzën u godit nga dy personë me motoçikletë pranë stadiumit Metropolitano de Techo në Bogota. Vajza e Paez nuk pati probleme./Sportiim.al/