Iku Sheloto, Garnero trajner i ri i Paraguajit
Guilermo Barros Sheloto, pas dy viteve në krye të Paraguajit teksa u shkarkua 4 ditë më parë, i’a ka lënë vendin një tjetër argjentinasi për kombëtaren e Amerikës Jugore.
Do të jetë Daniel Garnero, i cili ka drejtuar Libertad në sezonet e fundit. Garnero, një argjentinas 54-vjeçar, filloi si trajner në vitin 2008 dhe fitoi dy tituj në Apertura dhe dy Clausura në kampionatin e Paraguajit.
Kështu pas Edurado Berizo dhe Guilermo Sheloto, radha e Daniel Garnero për stolin e Pragauajit në vetëm dy vite e disa muaj.
Njoftimi i emrimit të trajnerit të ri, u bë nga Federata e Paraguajit në kanalin e saj zyrtar. /Sportiim.al/