Vllaznia rikthehet te fitorja, Teuta bie sërish

Abissnet Superiore, Java 5:
Vllaznia – Teuta 2-0 (Balaj 15′, 42′ pen)
Vllaznia – Teuta në “Loro Boriçi” përmbylli javën e pestë të Abissnet Superiore. Shkodranët u kthyen te fitorja, teksa Teuta ndal hapin shumë shpejt.
Minuta më të mira për vendasit që në start me shpërblimin që do të vijë në minutën e 15′-të. Balaj shënon me kokë duke mposhtur portierin Dema e duke kaluar kuqeblutë në avantazh.
Nuk rrinë duarkryq as durrsakët por teksa ekipi i Longos po kalonte disa minuta të mira, Vllaznia ia del të fitojë penallti e të shënojë të dytin me Baljan duke thelluar shifrat.
2-0 për kuqeblutë e Memellit që e mbyllin kështu fraksionin e parë dhe gjithë 90-minutëshin pasi shifrat nuk do të pësojnë ndryshime në pjesën e mbetur të lojës. E pafuqishme skuadra durrsake për të shkuar te goli, teksa shkodranët mjaftohen me 2 të tillë për 3 pikë triumfi.