Kura Nica, Kukësi arrin fitoren e parë

Abissnet Superiore, Java 5:
Skënderbeu – Kukësi 0-1 (Reçi 29′)
Pesë javë pritje për të marrë fitoren e parë të sezonit dhe e gjen atë në transfertën korçare përballë Skënderbeut. Kukësi i Stavri Nicës ia del të marrë 3 pikët dhe t’i shkaktojë vendasve humbjen e tretë në radhë.
Loja nis me vendasit disi më aktiv por golin do ta gjejnë miqtë. Në minutën e 29′-të Reçi kalon në avantazh të tijtë falë një super goli nga një distancë e konsiderueshme me festën që shpërthen në kampin verilindor.
Sakaq, korçarët gjejnë golin në fillim të pjesës së dytë por asgjë e vlefshme për një pozicion jashtë loje, teksa dhe rastet e tjera të shumta të krijuara nga vendasit nuk finalizohen dot me gol.
As Kukësi nuk ia del të thellojë shifrat por gjithsesi i gëzohet pikëve të para, ndërsa Skënderbeu renditet i gjashti dhe numëron gjashtë pikë në total./Sara Gjidiaj- Sportiim.al/