Egnatia di si të fitojë me Laçin

Abissnet Superiore, Java 5:
Egnatia – Laçi 2-1 (Duamena 10′, Spahiu 56’/ Ujka 83′)

Makthi “Egnatia” nuk ka fund për Laçin. Tjetër humbje e kurbinasve përballë rrogozhinasve në këtë javë të pestë Abissnet Superiore.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e dhjetë kur realizoi i zakonshmi Duamena. Më pas, Egnatia zgjedh të pushojë teksa lojën e bëjnë bardhezinjtë me topin që mbetet në këmbët e tyre por nuk ndalet dot në rrjetën e Sherrit.

Gari 10 minuta duhet të kalojnë dhe nga starti i gjysmës së dytë që vendasit të dyfishojnë shifrat me një ish si Sebastjan Spahiu.

Më minutat që ecin kurbinasit kërkojnë të bëjnë më shumë dhe vetëm në fund do të vijë goli për miqtë me Ujkën që godet dhe Malotën që devijon në mënyrë të gabuar.

Laçi rikthehet të humbasë pas dy fitoresh radhazi dhe mban vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Egnatia tashmë udhëheq kampionatin me po aq pikë sa Tirana, 10 të tilla./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!