Ndrron jetë Napolitano, CONI propozon nderim për ish presidentin

Ka ndërruar jetë sot ish Presidenti i Republikës së Italisë Xhorxhio Napolitano. Ai ishte President i shtetit fqinj nga viti 2006-2015.
Presidenti i CONI, Xhovani Malagò, ftoi Federatat Kombëtare të Sporteve, Disiplinat Sportive të asociuara dhe Organet e Promovimit të Sporteve të Italisë.
Sipas kreut të CONIz e gjithë trupa e sportit duhet të mbajnë një minutë heshtje me rastin e të gjitha ngjarjeve sportive që do të zhvillohen në Itali gjatë fundjavës, për të nderuar kujtimin e ish Presidentit Xhorxhio Napolitano të ndarë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare.