Probleme me kontratën e Osimhen, avokati: Napoli është i qetë

Dosja Osimhen, transferimi i tij nga Lila te Napoli në 2020-ën ka kaluar në prokurorinë e Romës. Duket se ka parregullësi por dhe pasi Gjykata e Napolit e mbylli çështjen, tani kampionët e Italisë janë në telashe.

Ndërkaq, duke folur për TV Play, Fabio Fulgeri, avokati i presidentit të Napolit De Laurentis, dha shpjegime pas akuzës së ardhur ndaj kreut të klubit për kontabilitet të rremë në aferën ‘Osimhen’.

“De Laurentiis nuk ka asnjë shqetësim, operacioni i Osimhenit është i qartë dhe në fakt është shpallur pafajësia. Nëse kështu e njëjta gjë do të ndodhë edhe për një tjetër akuzë në Romë. Besoj se nuk ka rrezik për Napolin. Jemi në një fazë hetimi.

Nëse rezulton se ka pasur një shkelje që ne besojmë se nuk mund të hipotezohet, atëherë mund të ketë disa sanksione. Por katër vjet kanë ka kaluar, është një operacion i rregullt. Prokuroria e Napolit e ka mbyllur çështjen për çështjen e taksave, mendoj se është në mospërputhje edhe për sa i përket pjesës ligjore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!