Shkarkohet Sekretari i Përgjithshëm i RFEF (Spanjë)

Sekretari i Përgjithshëm i Federtatës së Futbollit, Andreu Kamps shkarkohet nga posti i tij.

Skandalet në federatën Spanjolle pasuan njëri tjetrin teksa sot mësohet se numri dy i RFEF është shkarkuar nga posti i lartë.

Më parë ish-arbitri Havier Estrada Fernandez pati paraqitur një ankesë në Këshillin e Lartë për Sportin (CSD), duke pretenduar se Rubiales, Sekretari i Përgjithshëm Andreu Kamps dhe kreu i Komitetit Teknik (CTA) për gjyqtarët Luis Medina Kantalejo dhe paraardhësi i tij Karlos Velasko Karbajo kishin keqdrejtuar 1.2 milion euro në fonde të destinuara për CTA.

Nuk dihet ende nëse kjo është arsyeja…

Pak orë më vonë vetë RFEF doli me një deklaratë:

RFEF nuk ka shërbimet e sekretarit të përgjithshëm, Andreu Camps

Federata nuk do të emërojë një sekretar të ri të përgjithshëm dhe funksionet do të merren në mënyrë të përkohshme nga Elvira Andrés dhe Alfredo Olivares deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka hequr dorë sot nga shërbimet e sekretarit të saj të përgjithshëm, Andreu Camps.

Nga ky moment dhe në këtë kohë tranzicioni e deri në përfundim të procesit zgjedhor, funksionet do t’i marrë drejtoresha e Kabinetit Presidencial, Elvira Andrés, në fushën përfaqësuese si sekretare e organeve drejtuese dhe përfaqësuese të Federatës. Po kështu, funksionet ekzekutive do të merren nga Alfredo Olivares, drejtor aktual i Konkurseve.

Ky vendim është marrë në përputhje me nenin 39.2 të Statutit të RFEF, i cili tregon:

“Emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm do të jetë fakultativ për Presidentin e RFEF-së, i cili, nëse nuk e bën një emërim të tillë, do të jetë përgjegjës për funksionet e të parit dhe mund t’ua delegojë njerëzve që i konsideron të përshtatshëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!