Inter-Milan/Kambiaso: Trajnerët shqetësohen si kthehen lojtarët nga Kombëtaret

Ish-mesfushori i Interit Esteban Kambiaso ka folur për xhiron e radhës në kampionat e që i paraprin ndeshjeve të para të kualifikimeve të Kupës.

Do të jetë fundjava Inter-Milan, Juventus-Lacio apo edhe Xhenoa-Kaljari. Skysport pyeti Kambiason nëse trajnerët mund të ndikoheshin në zgjedhjet e tyre duke pasur parasysh raundin e parë të ardhshëm të Champions League (shembull: Milan luan të martën më 19 kundër Njukasëll, Inter në datën 20 shtator kundër Real Sociedad).

Dhe argjentinasi, ish-lojtari i Interit nënvizoi: “Me kalimin e viteve lojtarët kanë mësuar të mendojnë një ndeshje në një kohë tjetër. Sot mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe kjo është më vendimtare në këtë situatë pasi lojtarët kthehen nga pushimi për ekipet kombëtare sepse lojtarët nuk janë aty, ata bëjnë xhiron e botës dhe nuk mund t’i stërvitësh.

Frika më e madhe e trajnerit nuk është ndeshja e Champions League, apo ndeshja e radhës, por mënyra sesi lojtarët kthehen pas ndeshjeve me kombëtaret respektive”./Foto:Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!