Nis faza e grupeve, Champions asnjë surprizë…

Liga e Kampionëve nisi këtë mbrëmje ndeshjet e para të fazës në grupe. Në Grupin H, Barcelona fitoi me goleadë ndaj Antverp me shifrat 5-0 ndërsa Shahtjor Donjetsk u mund 1-3 nga Porto në duelin e luajtur në Hamburg.
Në Grupin G, Mançester Siti theu 3-1 Cverna Zvezdën teksa në Bernë sfida e drejtuar nga arbitra shqiptarë me Jorgjin në krye, Lajpcig kaloi 1-3 vendasit e Jang Bojs.
PSG mundi pastër Dortmundin 2-0 në takimin e Parisit për Grupin F. Po për këtë grup, Milan- Njukasëll u ndal te shifrat 0-0.
Ndërkaq Grupi E: Në Olimpico, Lacio barazoi 1-1 me Atletiko Madrid. E thjeshtë fitorja për Fejnord ndaj Selltik që përfundoi me rezultatin 2-0.
Ndeshjet e para në grupe të Ligës së Kampionëve:
Milan-Njukasëll 0-0
Jang Bojs-Lajpcig 1-3
Mançester Siti – Crvena Zvezda 3-1
Barcelona- Antverp 5-0
PSG-Dortmund 2-0
Lacio-Atletiko Madrid 1-1
Fejnord-Selltik 2-0
Shahtjor Donjetsk-Porto 1-3 (në Hamburg)/Sportiim.al/