Derbi Laçi- Vllaznia, Teuta për kthesën…

Kampionati i nivelit me të lartë në futbollin shqiptar, Abissnet Superiore, luajti të dielën dhe të hënën tre takime të javës së katërt të saj.

Sot panorama e këtij raundi, mbyllet me dy takimet e mbetura që sipas kalendarit përkojnë me përballjet; Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu.

Të dyja këto ndeshje do të nisin në orën 15:00 dhe me gjasë edhe në këto sfida rivaliteti dhe performanca pritet të qëndrojë në unison me shumë nga sfidat e bukura dhe golat e shumtë të këtij starti të edicionit të 85-të të futbollit elitar.

Në Laç, bardhezinjtë e teknikut Skerdi Bejzade takohen me kuqeblutë e Migen Memellit prej së cilës pritet një garë e ethshme e plot adrenalinë.

E konsideruar derbi verior, si kurbinasit ashtu dhe shkodranët, shpesh i kanë dhuruar publikut ndeshje rivalizuese e spektakolare. Nëse vëndasit pas asaj fitorjeje të fundit me Teutën 6-1 janë entuziatë teksa grupi figuron i plotë, te Vllaznia nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Memelli tha dje në konferencë shtypi se skuadra e tij do të vuaj mungesën e sigurtë të mbrojtësit Marko Juriç dhe se mesfushori Ardit Krymi nuk është në gjendjen më të mirë të mundëshme. Të dyja skuadrat rivalizuan sezonin e kaluar për biletën e fundit për në Conference League teksa përballja e javës së parafundit në ‘Loro Boriçi” (1-1) i krijoji mundësinë kuqebluve të avantazhoheshin e të mbyllnin llogaritë europiane në aktin e fundit ndaj Bylis në Ballsh (1-2). Ndeshja gjykohet nga Andi Koçi, Durrës.

Ndërkaq në “Niko Dovana’ takimi Teuta-Skënderbeu i gjithi për t’u ndjekur. Durrsakët treguan në start ndaj Tiranës (java e dytë) se kanë burime njerëzore në fushë për të bërë mirë por ajo humbje javën e kaluar 1-6 në Laç, ka vendosur pikëpyetje të shumta për forcën reale të grupit të Diego Longos. Me skuadrën sot bashkohet mbrojtësi kryesor Artan Jazxhi.

Ndërkaq në kahun tjetër korçarët e Gvozdenoviç. Juglindorët fituan dy ndeshjet e para dhe u mundën në aktin e tretë nga Tirana. Do t’ju mungojë Ramos. E veçanta, portieri Alia ndërsa vjen nga shkolla italiane e futbollit (Lacio) figuron i ndëshkuar me tre kartonë të vedhë në po aq ndeshje. Për Skënderbeun ka rinovuar dje për tre vite Randi Dumfur.

Java e katërt Abissnet Superiore:

Sot, 15:00

Laçi- Vllaznia

Teuta- Skënderbeu

Luajtur dje dhe pardje:

Erzeni- Dinamo 2-1

Kukësi- Tirana 1-2

Partizani- Egnatia 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!