Partizani ndalet nga perla e…Fernandos

Abissnet Superiore, Java 4:
Partizani – Egnatia 1-1 (Bintsuka 6’/ Fernando 22′)

Java e katërt Abissnet Superiore vijoi sot me një barazim në Partizani – Egnatia. Ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat por në fund e mbyllur pa fitues.

Që në minutën e gjashtë ndeshja regjistroi golin e parë. Bintsuka arriti të kalonte Sherrin duke kaluar në avantazh ekipin e tij dhe duke ndezur akoma më shumë takimin.

Vetëm pak minuta më vonë rrogozhinasit do të rihapin sfidën me një gol mjaft të bukur të Fernandos që lë të surprizuar portierin Hoxha me trajektoren e çuditshme të atij topi që u ndal në rrjetë.

Tjetër episod i regjistruar në këtë pjesë të parë me miqtë që rrëmbejnë një 11-metërsh por gabojnë me Duamena që ndalet nga gardiani i të kuqve.

Gjatë fraksionit të dytë të sfidës Partizani është më aktiv por për Demat është e pamundur të shkojnë te goli i fitores. Krijojnë edhe të besuarit e Tetovës por ju mbetet të qajnë vetëm penalltinë e humbur.

Kështu, Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët me rrogozhinasit që mbajnë vendin e dytë me 7 pikë ndërsa Partizani renditet i pesti me 5 pikë. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!