Partizani provë force ndaj Egnatias, Tirana për detyrën në Kukës

Sot zhvillohen dhe dy takime të Kategorisë së Parë

E nisi Erzeni- Dinamo 2-1 ndërsa sot java e 4-ët Abissnet Superiore do të zhvillojë dy takime të tjera. Fillimisht në “Kukës Arena”, Kukësi pret Tiranën ndërsa në mbrëmje Partizani-Egnatia merr gjithë vëmendjen e poblikut sportiv në vënd.

Java mbyllet nesër me duelet Laçi- Vllaznia dhe Teuta- Skënderbeu.

Ndërkohë në Kukës Stavri Nica me të tijtë do duhet të përballojnë kryesuesit e Superiores në momentin më të keq të tyre. Verilindorët ende nuk kanë firmosuar pikën e parë duke afruar hijet e një dështimi sezonal kur ende jemi në hapat e parë.

Te Tirana janë të bindur se për të mbajtur kreun lipsen tri pikë. Te të dyja skuadrat ka probleme me organikën dhe vetëm një orë para ndeshjes do mund të mësohet se si do paraqiten dy skuadrat.

Partizani- Egnatia padyshim sfida kryesore e kësaj jave të 4-ët. Vendasit e Zekiç, teksa performuan mjaft mirë në Europë, por dhe kanë marrë 4 pikë në dy ndeshje sezonale, përpara rrogozhinasëve të fortë.

Trajneri i ‘Demave’ kreu seancën e fundit në “terr” të plotë me dilemat e mëdha të konfigurimit të sotëm.

Egnatia nga ana e saj i beson forcës së grupit të ndeshjes së fundit teksa në krye qëndron Rafael Duamena i cili numëron 5 gola në tri ndeshje.

Superiore, java e 4-ët

Kukësi-Tirana 16:00

Partizani- Egnatia 18:30

Të hënën ora 15:00

Laçi- Vllaznia

Teuta Skënderbeu

Erzeni- Dinamo 2-1 (luajtur dje në Rrogozhinë)

Kategoria e Parë java e 3-të

Sot:

16:00

Vora Burreli

Lushnja- Elbasani (në Berat)/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!