Dinamo mendon për të ardhmen, trajnerë e stafe te moshat

Ecuri vrastare në Abissnet Superiore teksa “City” blu nga Tirana ka humbur tre takime e fituar vetëm një (mes kontestimesh me Kukësin).
Megjithatë kjo nuk i ka ndalur zhvillimet te klubi 18 herë kampion i vendit pasi sot janë prezantuar zyrtarisht hallkat e reja të trajnerëve nga U19 deri poshtë te U11-të.
Postimi:
FC Dinamo City ka kënaqësinë t’ju njohë me trajnerët e akademisë për sezonin 2023-2024. Dinamovitët e rinj dhe të vegjël, do të drejtohen sipas grupmoshave nga:
U19 Dritan Mehmeti, U17 Genc Mahmutaj, U16 Sabien Lilaj, U15 Jahmir Hyka, U14 Engert Bakalli, U13 Luan Pinari, U11 Aleko Bregu, Trajner portierësh: Edvan Bakaj.
