Tirana nuk gabon ndaj Kukësit, AF Elbasani fitues…

Fundoset Kukësi. Java e katërt e Abissnet Superiore i lë verilindorët sërish të fundit me asnjë pikë pas humbjes 1-2 ndaj Tiranës në shtëpi.

Rezistojnë vendasit gjatë pjesës së parë, por dorëzohen në të dytën. Bardheblutë gjejnë avantazhin fillimisht me Hilën dhe dyfishojnë shumë minuta më vonë me Dokën. Vetëm në frymën e fundit verilindorët do mund të ngushtojnë shifrat me Beshirajn por shumë vonë për të ndryshuar diçka.

Kështu, ekipi i Nicës që nuk e ka gjendur ende busullën për këtë sezon, teksa Tirana merr kryesimin e Superligës pas kësaj xhiroje të katërt.

Nga ana tjetër inferiorja mbylli javën e saj të tretë me Vorën që mori fitoren e dytë të edicionit të ri përballë Burrelit, ndërsa Elbasani i bashkohet Apolonisë në krye të renditjes pasi mposhti minimalisht Lushnjen.

Abissnet Superiore, Java 4:
Kukësi – Tirana 1-2 (Beshiraj 90’+8’/ Hila 52′, Doka 81′)

Kategoria e Parë, Java 3:
Vora – Burreli 3-1
Lushnja – Elbasani 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!