Kunz, pritet largimi nga Turqia, Paraguaji dëbon Sheloton
Federata Turke e Futbollit është një hap larg shkarkimit të trajnerit gjerman Stefan Kuntz. Këtë e sigurojnë mediat vendase. Ndër kandidatët për të marrë vendin e gjermanit janë Vinçenzo Montela, Abdullah Avçi, ‘Perandori’ Fatih Terim dhe Sergen Ialçin, ndonëse favorit duket se është Joakim Lëv.
Ndërkohë një tjetër pankinë është lënë bosh. Guijermo Barros Sheloto nuk është më trajner i kombëtares së Paraguajit. Trajneri argjentinas, i cili në të kaluarën ndër të tjera ka drejtuar edhe Palermon, u shkarkua pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Perusë dhe humbjes 1-0 ndaj Venezuelës npër eliminatoret e Botërorit 2026.