Sainz pole në Singapor, Red Bull radha e…dështimit

Spanjolli i Ferrarit Karlos Sainz, pas pole position në Monza, konfirmon shpejtësinë e parë në testime dhe e vendos veten përpara të gjithëve në kualifikime. Ky është poli i pestë i spanjollit në F1 në një pistë ku parakalimi është i vështirë dhe ku skuadra e Maranellos ka treguar se ka ritëm të shkëlqyer garash.
Pas tij në pistën e Singaporit niset Xhorxh Rasëll me Mercedes. Podiumi u kompletua nga Ferrari tjetër i drejtuar nga Sharls Leklerk.
Ditë jo në provat zyrtare të Red Bull me të dyja makinat të eliminuara në mënyrë sensacionale në Q2 pas tre seancave të lira në vështirësi absolute. Krahas kësaj Verstapen rrezikon të penalizohet edhe për dy situata ku krijoi pengesa për kundërshtarët e tij.
Nesër në orën 14:00 gara zyrtare e Çmimit të Madh të Singaporit në një qark me një plan urbanistik.
20 pilotët që u kualifikuan në pistën e Singaporit këtë të shtunë: