Zamer i thotë jo Gjermanisë, Nagelsman favorit
Pas shkarkimit të Hansi Flik, Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri. Mes emrave të shumtë, listuar së fundi figuron dhe ai i Matias Zamer.
Megjithatë, ai nuk do të jetë pasuesi i Flik. Fituesi i Topit të Artë të vitit 1996 është hequr nga lista, ka zbuluar Bild.
Kandidati kryesor është Nagelsman, me të cilin drejtuesit duan të lidhin kontratën e shpejtë. Problemi mbetet një mosmarrëveshje kontraktuale për shkak se ai është ende i lidhur me Bajern Mynih.
Një situatë thuajse analoge si ajo e Spaletit teksa FIGC mori garanci ligjore nga ekspertët përgjegjës pasi trajneri aktual i Italisë kishte një klauzolë me Napolin./Sportiim.al/