Shpërthen Kapelo: Mançini gaboi rëndë me FIGC

Mançini bëri një gabim shumë të rëndë, ndërsa akuzoi presidentin e Federatës italiane (Gravina) duke thënë se nuk ndjente besim kur në realitet do të ishte më e lehtë të thoshte:
‘Shiko president, kam marrë një ofertë të cilës nuk mund t’i them jo dhe duhet ta pranoj. Kështu shprehet ‘Don Fabio’, ish-trajneri i Anglisë dhe Milanit, Juves, Romës dhe Real Madridit teksa kritikoi në mikrofonët e Radio Anch’io Sport zgjedhjen e Roberto Mançini për t’u larguar nga stoli ‘axurr’ për në Arabinë Saudite.
Aq më tepëer duke akuzuar presidentin dhe federatën se nuk ndjente më besimin e tyre.