Radhë sportive…shkurt

Trajneri i Barcelonës Ksavi Hernandez dëshiron që klubi të lidhë Frenki de Jong: për këtë arsye, shpjegon Mundo Deportivo, klubi po punon për t’i zgjatur kontratën holandezit që i skadon në 2026.

Ditë e veçantë për Lamine Jamal, i cili në moshën 16 vjeç e 57 ditë debutoi me kombëtaren spanjolle me një gol kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024.

Tregu më i lartë i merkatos së kësaj vere regjistruar ndonjëherë: pothuajse 7 miliardë euro për blerjen dhe shitjen e lojtarëve midis 1 qershorit dhe 1 shtatorit 2023. Këto janë të dhënat e nxjerra nga analiza e FIFA-s për transferimet e futbollistëve.

Për herë të parë Konfederata Aziatike, falë blerjeve të konsiderueshme saudite, ka arritur në 14% të totalit të investimeve: është konfederata e parë dhe e vetme, pas UEFA-s, që kalon pragun prej 10% të totalit të investimeve.

Zhota nuk pritet të regjistrohet në Ligën Pro Saudite për Al-Itihad.Klubi saudit ka mbyllur me 8 emrat e huaj që lejohen për t’u regjistruar në kampionatin elitar arab.

Ata janë:

Benzema
Kante
Romarinjo
Abderrazak Hamed Allah
Grohe
Koronado
Luiz Felipe
Fabinjo/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!