Mançini plas “bombën”: Ika prej Gravinës

Dy ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes së tij nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mançini vendos të tregojë të vërtetën e divorcit me ‘axurrët’.
Në brendësi të ‘La Repubblica’, tekniku që fitoi europianin me Italinë sulmon hapur presidentin e Federatës Gabriele Gravina:
“Jam përpjekur disa herë të flas me Gravinën dhe t’i shpjegoj arsyet e mia, i kam kërkuar muajt e fundit të më linte të punoja i qetë. Ai nuk e bëri dhe unë dhashë dorëheqjen”.
Ndërkohë emri i 58 vjeçarit së fundi është lakuar për të marrë kombëtaren e Arabisë Saudite./Sportiim.al/