Shorti nesër, ja formula e grupeve të Champions

Kanë mbetur vetëm tre skuadra për të plotësuar numrin 32 për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2023/24

Ndeshjet e sotme të play-off-it do të përcaktojnë se kush nga Antverp-AEK Athinë, Kopenhagë-Rakov, PSV-Rejnxhers do t’i bashkohetn 29-të skuadrave të kualifikuarve me shortin e 31 gushtit gati.

Sipas organizatorëve të UEFA-s, vazot 1 dhe 2 janë të kompletuara, vazot 3 dhe 4 do të plotësohen në varësi të asaj se kush kualifikohet nga play-off:

Play Off-të e Ligës së Kampionëve (sot 30 gusht)
AKE Athinë-Antverp (ndeshja e parë 0-1)
Kopenhagë-Rakov (ndeshja e parë 1-0)
Rejnxhers -PSV (ndeshja e parë 2-2)

Shorti për grupet (nesër 31 gusht)


Shorti për grupet e Ligës së Kampionëve do të hidhet të enjten më 31 gusht në orën 18:00. Të 32 skuadrat do të ndahen në katër vazo.

Vazo 1 përbëhet nga kampioni në fuqi, fituesi i UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë të kampionatëve elitare. Vazot 2 deri te 4 do të përcaktohen nga renditja e klubeve. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetri nga i njëti kampionat.

Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Skuadrat e vazos së parë:

Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla
Të dytat:
Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid
Të tretat:
Lacio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda
Të katërtat:
Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow (3 ose 4) plus 3 që vijnë nga play-off.

Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin për 1/16-at. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me të dytat e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/16-ve.

Ndeshjet e para në Grupe:
Dita e parë: 19/20 shtator 2023
Dita e dytë: 3/4 tetor 2023
Dita e tretë: 24/25 tetor 2023
Dita e Katërt: 7/8 Nëntor 2023
Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023
Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!