Shënoi dopietën e parë, Kejn: Këtu ka cilësi e klimë
Sulmuesi i Bajern Mynih, Herri Kejn, e ka nisur shkëlqyer aventurën e re në Bundesligë. Ish lojtari i Totenhem pasi gjeti golin premierë javën e parë, dje ndaj Agsburg, shënoi dygolëshin e tij të parë me fanellën e re (3-1).
Pas takimit anglezi tha:
“Fitorja e ndeshjes së parë në shtëpi e këtij sezoni është padyshim pozitive. Krijuam shumë raste teksa ka ende vend për përmirësim në sektorin e fundit të fushës.”
Më tej ecën: “Në këtë ekip kemi cilësi të shkëlqyera dhe më pëlqen kimia që ekziston në grup. Rritemi të gjithë. Ndjej mbështetje prej javësh, emocione dhe e gjitha kjo është vërtet shumë pozitive.”/Foto Bayern, Twitter/