Shiti Zomer, Nojer larg Bajernit dhe për dy muaj

Telashe të tjera për Bajern Mynih, i cili pas shitjes së Jan Zomer te Inter (u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme), duhet të përballet me dëmtimin stërzgjatur të Manuel Nojer.

Portieri, në orët e fundit, pasi ka hequr protezat metalike nga fibula e djathtë, ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë.

Sipas burimeve pranë bavarezëve, Nojer mund të mungojë edhe për dy muaj të tjerë, duke e çuar ndalesën në një total prej 10 muajsh.

Me Bundesligën dhe vetë Bajernin që hap edicionin e ri në transfertë më 18 gusht në Bremën, situata e kuadratit bëhët më delikate se kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!