Junajtid me pronar të ri, Kumbulla rrezikon largimin nga Roma

Pronësia e re e Junajtid:

Në tetor Mançester Junajtid me shumë gjasë kalon në pronësi të sheikut Jasim. Ai ka bindur pronarët ekzistues për të shitur klubin.

Kështu, familja Glazers, e vënë në shënjestër nga protestat e vazhdueshme të tifozëve ka vendosur të shesë klubin e famshëm anglez. Sheiku Jasim ka planifikuar rreth 6 miliardë paund për ti hedhur për ‘Djallin’.

Murinjo kërkon mbrojtës:

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, trajneri i Romës Zhoze Murinjo ka kërkuar që brenda afateve të merkatos së verës ti vihet në dispozicion një mbrojtës.

Mourinjo, shkruan Corriere dello Sport, i ka kërkuar Tiago Pintos një element të ri për repartin e mbrojtjes. Por së pari ai do të duhet të largojë disa lojtarë të tepërt. Kumbulla gjithnjë nuk ëashtë preferuar nga portugezi…

Gravina i përgjigjet Maçninit

“Nuk dua të bëj shumë polemika në lidhje me Mançinin. Por, më duhet të them së bëri disa deklarata që ishin sulmuese ndaj meje. Kurrë nuk kam zbritur në fushë që t’i ndërhyj atij në punë, nuk i kam sugjeruar asnjë lojtar dhe nuk i kam ndërhyrë kurrë në formacion. Nuk i meritoja ato fjalë”.

Kukësi:
Pak ditë nga fillimi i sezonit të ri 2023/2024, Kukësi zyrtarizon dy afrimet e reja në merkato. Sulmuesi Sebastian la Torre dhe mbrojtësi anësor Nikolin Duka janë dy lojtarët më të rinj të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!