Gega arrin finalen e Botërorit

Burraj eleminohet në Baterinë 1 mbërrin i fundit.

Luiza Gega pjesë e Baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, ia del të jetë në finale të Botërorit të Atletikës që po mbahet në Budapest.

Megjithëse jo në kondicionin më të mirë, kampionia e Europës arriti të kapë vendin e tretë dhe të jetë në finale.

Dibranja e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

KOKSH shkruan:

Luiza Gega nuk ndalet edhe pse vinte pas një dëmtimi në tendinën e këmbës së majtë, kualifikohet për në finale, duke u renditur e 3-ta në baterinë e saj, në garën e 3000m me pengesa, në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Budapest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!