Mançini lë Italinë, FIGC në kërkim të teknikut të ri

FIGC njoftoi sot se Roberto Mançini është dorëhequr nga pozicioni i trajnerit të kombëtares së Italisë
“Federata italiane e Futbollit njofton se ka marrë aktin e dorëheqjes të Roberto Mançinit nga detyra e trajnerit të kombëtares axurre, të cilët e ka paraqitur në mbrëmjen e së shtunës”.
Mbyllet kështu një faqe e rëndësishme e historisë së të kaltërve me Mançinin, që ka nisur në maj 2018 dhe është mbyllur me finalet e Ligës së Kombeve 2023, atje ku Italia zuri për herë të dytë vendin e tretë pasi fitoi me Holandën, 3-2.
Titulli kampion Europe më 2020-ën,në finalen me Anglinë ishte suksesi i madh i tij.
Tani Italia ka mision për të emëruar pasuesin teksa kombëtarja ka në radhë sfidën kualifikuese në grup me Maqedonisë së Veriut.