PSV fiton Supërkupën, Zomer te Inter, Alonso zgjat me Leverkusen
Nis edicioni i ri futbollistik në Holandë. Fejnord dhe PSV u takuan këtë mbrëmje për Superkupën e vëndit. Skuadra e Eindhoven triumfoi duke fituar 1-0 falë golit të Lang 11 minuta para fundit.
Ksavi Alonso nuk lëviz nga Gjermania. Pavarësisht zërave se ai mund të jetë pasardhësi i Karlo Ançelotit në Real Madrid, trajneri spanjoll ka rinovuar kontratën e tij me Bajer Leverkusen, e cila do të skadonte për njëmbëdhjetë muaj.
Marrëveshja e re, njofton klubi gjerman, do të zgjasë deri më 30 qershor 2026. Alonso e mori skuadrën në tetor të vitit të kaluar dhe më pas i çoi në gjysmëfinale të UEFA Europa League dhe në vendin e gjashtë në Bundesligë.
Jan Zomer portieri zvicerian i bashkohet Interit në Serie A. 34 vjeçari afrohet nga Interi me klubin zikaltër që paguan kompensim total prej 6 milion eurosh.
Të hënën testet mjekësore ndërsa të dielën të dielën për të përfunduar lëvizjen me firmën mbi kontratë. Interi tani ka zëvendësuesin e Andre Onanës.
Oferta e fundit e Bajernit për Herri Kejn shkon në 25 milionë stërlina në vit, që do të dyfishonte pagën e tij aktuale te Totenhem. Asnjë problem në aspektin personal./Sportiim.al/