Zekiç: Të kalojmë, më pas llogaritë e turit të tretë

Nesër në ‘Air Albania Stadium’ Partizani zhvillon në orën 20:45, ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Conference League ndaj Atletic d’Escaldes.

Kampionët e Shqipërisë, fituan 0-1 në ndeshjen e parë luajtur në Andorra dhe të martën në mbrëmje, të kuqëve i’u mjafton të adiministrojnë për të qenë ajo skuadra e cila me shumë gjasë do të ndeshet me letonezët e Valmerias ( ka mundur në të vajtjes Tre Pene 0-3).

Në konferencën për shtyp, trajneri kroat Zoran Zekiç shpejgoi sot se skuadra po i përgjigjet dhe se në fushë grupi do të ketë disa ndyshime.

Zekiç:

“E kemi analizuar ndeshjen e parë. Ne mund të jemi të lumtur për rezultatin në Andorra, por jo për mënyrën si luajtëm. Por, ne kemi parë dhe sa gjëra nuk bëmë mirë, taktikisht, në vrapim, pa agresivitet, duke qenë në vonesë shpesh.

Për të vazhduar më tej duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Kam folur me ekipin. Nuk ka kundërshtar të lehtë pas tre javësh në këtë kompeticion, por ne duhet të kuptojmë që duhet përqendrim i madh dhe të jemi shumë më mirë.

Ne e pamë për shembull se si Ferencvarosh luajti ndaj skuadrës të Ishujve Faroe, se si skuadra tjetër e Andorras fitoi ndaj Hibernian. Ndaj duhet të mendojmë për këto shembuj.

Ndryshime nesër?

Me siguri do të ndryshojë diçka, ndoshta sistemin, disa lojtarë. Nuk është e rëndësishme si e nis, por si e mbyll. Me 5 ndryshime mund të ndryshosh ritmin e lojës dhe për mua të gjithë lojtarët janë shumë, shumë të rëndësishëm.

Kemi folur shumë pas kësaj ndeshje, kemi parë shumë momente të papëlqyeshme, shpresoj që të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Sigurisht mund lë luajmë shumë më mirë në secilën fazë të lojës.

Largimi i Selmanit?

Fillimisht i uroj Remzifaik Selmanit më të mirën në karrierë dhe Mensah të kthehet sa më parë në fushë.

Por kemi shumë lojtarë të tjerë. Jam vetëm një muaj këtu dhe duhet të shoh të gjithë lojtarët. Padyshim folëm me Selmanin, për atë që ndodh në fushë e stërvitje, që të presim që të kalojë koha dhe gjithçka do të ishte më e qartë”.

Të tjerë në ikje?

Situatat janë kështu, është e njëjtë në kohë merkatoje. Ndoshta futbollistë të caktuar flasin me klube të tjera, është normale, nuk mund ta ndaloj këtë.

Kundërshtari në raundin e tretë?

“Nëse fitojmë nesër, do të flasim për këtë pas ndeshjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!