Shehi tentojmë surprizën, Gynesh: I fitojmë të dyja

Tirana u kthye nga Stmabolli duke marrë me vete gjithë zhgënjimin për atë gol të tretë të pësuar në kohën shtesë.

Ndaj Beshiktash, bardheblutë vuajtën goxha në të vajtjes së Conference League por ai gol i Kaina në të 83′ (duke formësuar një 2-1 shpresëdhënës) krijoji idenë se nga rekordmenët e Shqipërisë gjithçka mund të ngjiste në të kthimit me 3 gusht. Planet u prishën ndjeshëm teksa Tirana pësoi të tretin në shtesë…

Në fakt edhe pse i zhgënjyer, madje duke vënë gishtin në “plagë”, trajneri Shehi tha pas ndeshjes se Tirana do të provojë përmbysjen në “Air Albania Stadium”. Nga ana tjetër Senjol Gynesh para dhe pas takimit nuk lëvizi nga deklarata se Beshiktash do t’i fitojë të dyja takimet.

E vërteta qëndron se turqit zotërojnë potenciale të jashtëzakonshme dhe janë në gjëndje të përballen dhe me skuadra të mëdha të nivelit europian. Në këtë aspekt, tekniku i rivalit bardheblu, ka të drejtë të shprehë atë që ndjen…

Po Shehi?

Durrasku i besoi dje 100% formacionit fitues në Gjeorgji me Dinamo Batum (1-2). Tekniku i Tiranës mori përsipër të luajë ballë për ballë me një ekip me buxhet shumë herë më të lartë duke rrezikuar jo pak. Në takimin e së enjtes, Latifi por dhe Hasani e patën të vështirë të dilnin te më e mira e tyre. Sikundër dhe Lushkja e Jonuzi.

Gjithësesi, pësimi i golit të tretë rëndon te prapavija aty ku ndoshta stafi teknik duhej të kishte llogaritur ndonjë forcë më shumë. Në të kthimit njëri nga trajnerët mbase do të ‘tërhiqet’. Kuptohet, nga ato deklarata të para dhe post ndeshjes. /Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!