Luke: Partizanin e surprizojmë në Tiranë

Trajneri i andorrianëve në konferencë: “Ekipi ka rikuperuar pas ndeshjes, kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe kemi ardhur me ekipin me rendiment të plotë fizik.”

Daniel Luke trajneri i Atletic d’Escaldes, ka folur sot në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së skuadrës së tij me Partizanin këtë të martë për Conference League.

Ndeshja e parë, e turit të dytë fituar 0-1 nga Partizani ndërsa e kthimit nesër në 20:45 në “Air Albania”.

Luke:

“E vërteta është që nuk do të ndryshojmë shumë gjëra. Do të bëjmë diçka të ngjashme me atë që jemi mësuar të bëjmë. Besojmë te puna jonë, pa ndryshuar modelin dhe mënyrën e lojës.

Erdhëm këtu që të fitojmë ndeshjen dhe me dëshirën që të dalim në fushë duke besuar te filozofia jonë. E kemi bërë në fushën tonë dhe e kemi bërë gjatë gjithë sezonit.

Partizani? Sinqerisht kur më kanë intervistuar javën e kaluar, kam thënë që sipas meje janë një ekip i mirë, me shumë histori, me objektiva të lartë e me lojtarë me shumë cilësi. Por ne nuk kemi frikë dhe treguam se nuk ishte shumë superior në fushë.

Në aspektin fizik, në minutat e fundit mund të ishin më të fortë, por jemi rivalë të cilët në fushën e lojës mund të qëndrojmë në një nivel me ta, në mbrojtje e në sulm.

Ekipi ka rikuperuar pas ndeshjes, kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe kemi ardhur me ekipin me rendiment të plotë fizik.

Jam një trajner i cili kërkon që të bëjmë lojë kur mbajmë topin. E kemi bërë në fushën tonë. Jemi munduar të bëjmë edhe në ndeshjen e parë. Kemi studiuar ndeshjen në Andorra dhe kemi ide më shumë.

Ne kemi këto lojtarë jemi bashkë prej 3 javësh. Një grup i ri pas largimeve pas Champions, por kemi punuar shumë për ndeshjen e parë. Pas ndeshjes së parë jemi shumë të lumtur me 1-0, ishim pa fat te episodi me portierin, por jemi të lumtur me eksperiencën.

Lojtarët më të rrezikshëm? Kristian Mba është një sulmues shumë i mirë. Nuk e lejoi ekipin tonë të dilte para. Edhe Mensah që është operuar dhe i urojmë shërim të shpejtë, është një lojtar i mirë. Da Silva është një nga lojtarët që është i rëndësishëm për ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!