Beshiktash ‘peshë’ e rëndë, Tirana krenohet me…Kaina

Aventura Conference League vijoi sot për Tiranën dhe skuadrat e tjera shqiptare. Bardheblutë nuk ia dolën në ndeshjen e parë ndaj Beshiktash ku u mposhtën në shifrat 3-1.

Dominim total i skuadrës turke e cila vendosi duelin që në pjesën e parë me dy golat e shënuar nga Bulut dhe Muleka. Me një futbollist klasi si Gedson Fernandesh në mesfushë, gjigandët turq u imponuan fort duke presuar dhe në fraksionin e dytë ndërsa Selmani në portë disa herë i tha ‘jo’ golit të radhës.

Sakaq, kundërsulmet e Tiranës u sfumuan shpejt nga vendasit. Megjithatë jo të gjithë pasi në të 83′-ën pas një aksioni model nga e djathta, skuadra e Shehit me Kaina Nunjez në debutim, arriti të shënojë e të dërgojë provizorisht shifrat në 2-1. Sakaq Tirana u desh të vuante në shtesë e të pësonte dhe golin e tretë me Semih Kiliçsoj..

Ndërkohë, Drita e Kosovës ia doli të mbante barazimin në Çeki përballë Viktoria Plzen duke ia lënë gjithçka ndeshjes së kthimit, ndërsa Dukagjini u dorëzua në provën e parë kundër Rijekës dhe e mbylli sfidën me 9 lojtarë.

Sa i përket skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Shkupit, ajo humbi 0-2 përballë bullgarëve të Levski Sofia.

Conference League, kualifikuese:
Beshiktash – Tirana 3-1
Dukagjini – Rijeka 0-1
Viktoria Plzen – Drita 0-0
Shkupi – Levski Sofia 0-2 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!