Tirana sfidon Beshiktash, lavdia kërkohet në Stamboll

Eleminoi Dinamo Batum dhe tani shorti e ka vënë përballë gjigandëve turq të Beshkitash. Tirana e Orges Shehit me llogari të reja në këtë tur të dytë të Ligës së Konferencës. Në “Vodafone Park”, në 20:00 bardheblutë do duhet të shfaqen në maksimumin e tyre ndaj skuadrës më të vjetër turke (3 mars 1903) në këtë ndeshje të parë.

Megjithatë, Tirana e shoqëruar nga një delegacion i zgjeruar, beson se mund të lërë gjurmë në Stamboll. Besimi rritet ndërsa trajneri Shehi tha dje në konference shtypi se; “nuk jemi favoritë por do të jemi sfidues”.

Në fakt, rekordmenët e Shqipërisë kanë shtuar elementët cilësorë gjatë verës dhe sot në fushë së bashku me të përzgjedhurit e stafit teknik, pritet të jenë të konsoliduar në çdo sektor. Gjithësesi, parë diferencat me kundërshtarin, Orges Shehi, ndoshta do të jetë i shtrënguar të përforcojë prapavijën ndaj rivalit i cili pritet të mbështetet nga afro 40 000 tifozë.

Ndërkohë mbetur te deklaratat e trajnerëve homologu i durrsakt Senjol Gynesh e quajti Tiranën ekip që di të shfaqet më mirë në transfertë por më tej doli nga “idetë” duke deklaruar se Beshiktash kërkon ti fitojë të dyja takimet.

Kjo ndeshje i është besuar nga UEFA, gjermanit Daniel Shlager.

Formacioni i mudshëm i Tiranës:

Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Latifi, Hasani, Abazaj.Tr. O Shehi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!