Sot/ Partizani në ‘sulm’, Ballkani pret Larne

Pas eleminimit nga Champions, nis sot aventura e Partizanit dhe Ballkanit në UEFA Conference League, turi i dytë.

Kampionët e Shqipërisë do të startojnë në 17:00 ndaj Atletik D’Eskaldes (Andorrë) për të përshpejtuar kualifikimin që në këtë takim të parë e për të synuar fort kalimin në turin pasardhës aty ku do ta presë fituesi i duelit Tre Pene- Valmeria.

Ndërkohë në Prishtinë (stadiumi “Fadil Vokrri”) Ballkani pret irlandezët verior të Larne. Edhe skuadra e Dajës konsiderohet favorite e turit për të mundësuar kalimin më tej e për t’u përballur në raundin e tretë me Linkoln Red Imps.

Ndeshjet sot:

Atletik D’Eskaldes- Partizani 17:00

TNS- Hesperange 20:00

Hamrun- Dinamo Tbilis 20:00

Tre Pene- Valmeria 20:45

Ballkani– Larne 20:45

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!