Ballkani hipotekon turin e tretë, Larne pa fuqi

Conference League, kualifikuese:
Ballkani – Larna 3-0 (Rrahmani 26′ pen, Kryeziu 33′, Gripshi 67′)

Nga Sara Gjidiaj

Ballkani i Ilir Dajës është me një këmbë në turin e tretë të Conference League. Kjo falë fitores bindëse ditën e sotme ndaj Larnes në shifrat e pastra 3-0.

Në “Fadil Vokrri” vendasit bënë ligjin duke kaluar në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë me penalltinë e saktë të Rrahmanit dhe golin e Kryeziut.

I treti i vërteti ishte realizimi i Nazmi Gripshit që vendosi shifrat 3-0 në favor të ekipit të Ilir Dajës që po shkon drejt një tjetër suksesi në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e kthimit ndaj irlandezëve të Larnes do të luhet më 3 gusht me start në 20:30 me suharekasit që duken shumë pranë kualifikimit në xhiron e tretë të Conference League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!