Xhokoviç fiton ‘Australian Open’ 2023

- Rikthim i bujshëm te vendi që e përzuri për mosvaksinimin ndaj COVID-19. Novak Xhokoviç është kampioni i “Australian Open” i vitit 2023.
Australian Open, Finale:
Tsitsipas – Xhokoviç 0-3 (3-6, 6-7, 6-7)
Novak Xhokoviç triumfoi në finalen e Australian Open pasi mposhti grekun Tsitsipas në 3 sete me rezultatet 3-6, 6-7 dhe 6-7.
Nole arriti të koleksiononte të dhjetin titull të ‘Australian Open’ duke barazuar dhe rekordin e Nadal me 22 Grand Slam. Pas kësaj fitoreje 35-vjeçari pritet të marrë edhe vendin e parë në renditje duke filluar nga dita e nesërme.
Xhokoviç u pa në lot pas përfundimit të sfidës duke transmetuar emocione të shumta te të afërmit e pranishëm dhe jo vetëm, si dhe duke e mbyllur këtë turne në mënyrën më të mirë./Sara Gjidiaj/