“Mesi i Anadollit”, Gyler emri i ri i futbollit modern
- E kanë cilësuar si “Mesi i Anadollit”, Arda Gyler pritet të mahnisë Madridin.
Me origjinë nga Altindag, një lagje e kryeqytetit Ankara, Arda Gyler është ylli i ri i futbollit turk. Ai po bën të ëndërrojë i gjithë vendi i tij me 85 milionë njerëz…
Gyler 18 vjeç, mesfushor sulmues, luajti së fundi te Fenerbahçe (një nga tre të mëdhatë e Stambollit) ndërsa mbante fanellën magjike me numrin 10.
Talenti turk prej disa ditës i është bashkuar skuadrës më të madhe në glob, Real Madridit. Arda, i lidhur me Los Blancos me një kontratë që skadon më 30 qershor 2029, kishte kohë që ishte në qendër të vëmendjes së Realit por dhe të Barcelonës, Arsenalit, Liverpulit, Bajernit, Dortmundit, PSG-së dhe Milanit.
Djali i dytë i familjes së ‘Gyler’, mrekullia nga Altindag u orientua në futboll pikërisht nga babai i tij Umit. “Nuk kishte asnjë mëngjarash në shtëpi – tha ai duke qeshur – kështu i bleva topa dhe tullumbace, duke e inkurajuar të godiste me këmbën e majtë. Një stërvitje që padyshim i dha dobi…”
Gyler te skuadra e Zhezus (ish trajneri i sezonit të shkuar te ‘Kanarinat e Verdha’) shënoi 6 gola dhe dha 7 asiste.
Më herët edhe trajneri i kombëtares turke Stefan Kunz, e ftoi gjeniun e ri në përfaqësuesën A teksa djali nga Ankaraja ishte vetëm 17 vjeç, 8 muaj e 25 ditë. Me 4 prezenca dhe 1 gol, realizuar kundër Uellsit (2-0) në Grupin D të kualifikueseve të Euro 2024 (18 vjeç e 114 ditë) ai u bë golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave në historinë turke. / Foto: Twitter/Sportiim.al/