Historia/ River Plate rrëzohet nga ‘Primera’, dështon Pasarela
- Si sot në 26 qershor 2011, skuadra e famshme River Plate (37 tituj kampion) u rrëzua për herë të parë nga ‘Primera Division’.
Përgatiti: Isuf Myrtaj
Sot kryeson kampionatin elitar në Argjentinë me 10 pikë më shumë se ndjekësi Talleres Cordoba (21 javë të luajtura) por pikërisht si sot në 26 qershor 2011 skuadra e famshme River Plate (37 tituj kampion) u rrëzua për herë të parë nga kategoria superiore me emrin ‘Primera Division’.
Në sfidën ‘play off’ të promocionit, u luajt e kthimit në ‘Monumental’ i mbushur me 65 000 vetë me shpresën e përmbysjes së madhe të humbjes në të vajtjes nga ‘Los Pirates’ 2-0.
Në fakt, dukej se gjithçka mund të shkonte mirë, për një ‘remuntada’ epike, kur në minutën e pestë ishte Mariano Pavone i cili shënoi për River. Në stol për vendasit një emër i madh si Daniel Paserela me 0 pikë në 5 ndeshje. Kampioni i botës me Argjentinën në 1978 festoi si çmendur por më pas u zhgënjye nga një penallti e mohur për të tijtë e cila do mund të kishte balancuar shifrat e përgjithëshme.
Ndërkaq në pjesën e dytë ishte Farre që barazoi për shkak të një gabimi në mbrojtje, duke mposhtur Pablo Karrizon për 1-1.
Megjithatë ka një moment tjetër që mund të ndryshonte historinë e ndeshjes. Një faul ndaj Leandro Karuzo, dërgon autorin e golit të parë Mariano Pavone te pika e bardhë (70′) teksa godet dobët pa mundur të shënojë.
Asgjë! Në librin e klubit, u regjistrua rrëzimi historik i skuadrës së famshme të Buenos Aires (River Plate dhe Boka Xhuniors dy skuadrat e mëdha me rivalitetin shpesh të tmerrshëm mes tyre. Në tribuna…). River (aktualisht me 37 tituj kampionë dhe 3 Libertadores) u rikthye në elitë në vitin 2015.
Pas ndeshjes u raportua për incidente të shumta me një bilanc në rrugët e qytetit me 89 të plagosur, midis tyre 30 policë dhe 50 të arrestuar.
Grafikisht, formacioni startues i River Plate 26/06/2011.