Partizani luajti ndeshjen e parë në Europë, 20 vite më pas kualifikimi i parë ka emrin Tirana

sportiim2

Partizani luajti ndeshjen e parë në Europë, 20 vite më pas kualifikimi i parë ka emrin Tirana Nesër, në (‘Windsor Park) Belfast, Vllaznia, aristokratja e furtbollit shqiptar, do të luajë me Linfild në Conference League. Hera e dytë e një skuadre shqiptare që ndeshet me iralndezo-veriorët. Tirana ka luajtur 41 vite me parë në Champions

Nga Bashkim Tufa ‘Mjeshtër i Madh’

Partizani i Tiranës figuron skuadra e parë shqiptare e cila ka nisur aventurën në kompeticionet e UEFA-s. Të kuqtë luajtën ndaj Norrkoping pikërisht në 26 gusht 1962 në transfertë dhe 12 shtator të kthimit në “Qemal Stafa”.

Kampionët e Shqipërisë asokohe kishin në radhë emra të tillë si Kolec Kraja, Miço Ndini, Refik Resmja, Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Lin Shllaku, Mikel Janku etj.

U desh të kalonin dy dekada për të parë një ‘shqiptare’ në turin e dytë…

Pikërisht këtë e bëri klubi i Tiranës në edicionin 1982-1983 ndërsa eliminoi Linfild të Irlandës së Veriut. Tirana fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës dhe humbi 2-1 në Belfast, ku vendosi goli i Arben Mingës.

Pasi eliminoi Linfild, në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit. Skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në Ish-Bashkimin Sovjetik. Mirëpo, politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua në tavolinë nga Dinamo Kiev.

Ndërkaq, Vllaznia, aristokratja e furtbollit shqiptar, do të luajë pikërisht nesër me Linfild (20:45) në Conference League. Hera e dytë e një skuadre shqiptare që ndeshet me iralndezo-veriorët. Tirana ka luajtur 41 vite me parë në Champions League.

Kupa e Kampioneve 1962-63 1/16 finale, pjesëmarrja e parë shqiptare 26.08.62: IFK Norrköping (Swe) – Partizani 2-0 12.09.62: Partizani -IFK Norrköping 1-1 (K. Kraja 50’ 1-1)

Kupa e Kampioneve 1982-83 1/16 finale 15.09.82: 17 Nëntori – Linfield Belfast (Irl.) 1-0 (A. Kola 74’) 29.09.82: Linfield Belfast – 17 Nëntori 2-1 (A. Minga 28’ 0-1

?>