Zhvillime në Milano, Inter me sponsor të ri, Pulisiç i…Milanit

Inter:

“Korean Air dhe Wizz Air janë dy kompanitë me të cilat Interi po negocion me intensitet më të madh për të identifikuar sponsorin e ri kryesor pas ndërprerjes me Digitalbits që dështojnë gjatë fazës finale të sezonit të kaluar”.

Kështu hapet artikulli i Tuttosport sot mbi negociatat për sponsorin kryesor. Interi ndërpreu kontaktet me Qatar Airways dhe ra në dysh, me Korean Air aktualisht të favorizuar ndaj Wizz Air.

Milan:

Milani e ka në dorë marrëveshjen me amerikanin Kristian Pulisiç, për të cilin Çelsi kërkon 25 milionë euro. Lojtari ka pranuar marrëveshjen me kuqezinjtë, të cilët tani duhet të gjejnë një ekuilibër me klubin londinez të presidentit Bohli.

Amerikanit i skadon kontrata me Çelsin në vitin 2024, ndërsa nuk ka marrë asnjë ofertë rinovimi dhe numri 10 është pjesë e shitjeve të shumta që parashikon kursi i ri i bluve.

Kështu pas Loftus -Çik anësori me origjinë ballkanase duket se do të vishet kuqezi. raporet mes dy klbëve janë të shkëlqyera./Foto: Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!